Filozofia e aktualitetit

Filozofia e aktualitetit

Autor: Servet Pëllumbi

Viti i botimit: 2010

Nr. faqe: 204

ISBN: 978-99943-0151-5

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

“Libri “Filozofia e aktualitetit” është shkruar në formë bisedash me lexuesin. Ato marrin shkas nga takime e ngjarje që më kanë nxitur për ballafaqimin e ideve me realitetin e kohës, për refleksione të natyrës filozofike, që në epokën e sotme të globalizimit, kur filozofia merr një status të posaçëm, lipset të bëhen praktikë e zakonshme, sepse shërbejnë për të bashkuar në një subjektin njohës dhe subjektin veprues. Në këtë libër, lexuesi do të gjejë një formë të filozofisë së aktualitetit, që bazohet në vlerat e dialogut, në aftësinë intuitive për të rrokur aktualen, si dhe në shpirtin luftarak të debatit dhe në vlerën instrumentale të analizës së dilemave të ditëve tona. Kësisoj, bëhen përpjekje për të provuar se relativizimi i ideve dhe i të menduarit sipas situatave që i nënshtrohen “tiranisë së çështjeve të ngutshme”, është një nga problemet themelore të filozofisë.”