Ëndrra nga im atë / Një histori përkatësie racore dhe trashëgimie

Ëndrra nga im atë / Një histori përkatësie racore dhe trashëgimie

Autor: Barack Obama

Viti i botimit: 2011

Përktheu: Diana Ndroqi Dibra

Nr. faqe: 500

ISBN: 978-99943-0-193-5

Çmimi: 1500Lekë

Bli Online

Në këtë libër kujtimesh të ndjera e mbresëlënëse, pa ngjyrime sentimentale, djali i një babai afrikan dhe i një nëne të bardhë amerikane kërkon t’i japë kuptim jetës së vet si zezak amerikan. Tregimi i tij nis në Nju-Jork, ku Barack Obama mëson se i ati – një figurë që për të kishte qenë më shumë mit sesa njeri – ka vdekur në një aksident rrugor. Kjo humbje e papritur frymëzon tek autori një odise emocionale, që fillon të marrë trajtë në një qytet të vogël në Kansas, prej ku nis migrimi i familjes së nënës së tij për në Havai, pastaj vazhdon në Kenia, ku ai takon gjysmën afrikane të familjes së tij, përballet me të vërtetën e hidhur të jetës së të atit dhe më në fund vendos paqe në trashëgiminë e vet të ndarë.

“Provokues… por bindës në përshkrimin e fenomenit të përkatësisë së njëkohshme në dy botë të ndryshme, duke mos i përkitur vërtet asnjërës prej tyre.”
– New York Times Book Review –

“Rrjedhshëm, qetësisht e me gjykim të thellë, Obama na udhëheq rrugën drejt e aty ku kryqëzohen çështjet më serioze të identitetit, klasës dhe racës.”
– Washington Post Book World –

“Me këto që shkruan, Obama ka qenë i ashpër, por në fund të fundit ka ditur të falë. Ky libër ia vlen të shijohet.”
– Alex Kotlowitz, autor i “Këtu nuk ka fëmijë” –

“Një nga librat më të fuqishëm rreth zbulimit të vetvetes, që rrallë më ka rastisur të lexoj… i shkruar edhe bukur, me gjuhë të ngrohtë dhe i ndërtuar në formën e një romani.”
– Charlayne Hunter-Gaunt, autore e “Në vendin tim”