Eleganca e iriqit

Eleganca e iriqit

Viti i botimit: 2011

Përktheu: Klara Lagji

Nr. faqe: 348

ISBN: 978-99943-0-235-2

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Edhe pse shumë e zgjuar dhe me një kulturë të përgjithshme mjaft të gjerë, që e ka fituar si autodidakte duke frekuentuar bibliotekat e qytetit, Rëneja, 54 vjeçe, konsierzhë e një rezidence ku banon ajka e borgjezisë së lartë parisiene, që nga e djathta ultrakonservatore e deri tek e majta e salloneve, ka vendosur të jetojë e fshehur pas petkut të konsierzhës së trashë dhe të pakultivuar, që banorët e pasur të pallatit numër 7 të rrugës “Dë Grënelë” mendojnë se e njohin, por që as që mund të mendojnë se pas asaj pamjeje fshihet një grua e kultivuar më shumë se të gjithë ata vetë të mbledhur së bashku. Në klandestinitet, zonja Mishelë është fanse e kinemasë, adhuron pikturën, muzikën klasike dhe filmat e Ozysë, lexon shumë, sidomos veprat Tolstoit dhe Prustin. Vizioni i saj për banorët e pallatit është një radiografi, e fuqishme dhe e qartë e shoqërisë sonë bashkëkohore.

Paloma, 12 vjeçe, tepër e zgjuar dhe e revoltuar, banon në të njëjtën ndërtesë, në një apartament pasanikësh. Ajo është vajza e një deputeti dhe e një “intelektualeje” të diplomuar për letërsi. Paloma i përçmon familjarët e saj, që i konsideron idiotë, të çmendur, patetikë dhe pa kurrfarë interesi. Ajo nuk e duron dot pakuptimësinë e ekzistencës së tyre. Bota e të rriturve e tmerron dhe i duket si një akuarium me peshq, plot marrëzi dhe dukla. Ndaj dhe për t’i shpëtuar kësaj, ka vendosur që, në fund të vitit shkollor, ditën kur të mbushë 13 vjeç, do të vrasë veten dhe do t’i vërë zjarrin apartamentit të prindërve.
Por gjithçka ndryshon me mbërritjen në pallat të një personazhi të tretë të çuditshëm, Kakyro Ozysë, një japonez shumë i dhënë pas kulturës, kushëri i largët i regjisorit Jazyzhiro Ozy.

Mes satirës sociale dhe një refleksioni filozofik, ky roman është një kritikë e aparencave dhe duklave, një apologji e së vetmes inteligjencë që ia vlen dhe që është ajo e shpirtit. Muriel Barbury nuk mjaftohet thjesht të na tregojë historinë e dy shpirtrave, a priori, të humbur. Ajo shkon më tej. Sipas saj, asgjë nuk është përfundimtare dhe jeta mund të rezervojë ndonjëherë surpriza të këndshme. Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën.
Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.