Edith

Edith

Autor: Albatros Rexhaj

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2013

Nr. faqe: 260

ISBN: 978-99943-0-338-0

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Albatros Rexhaj nuk filozofon mbi dashurinë nga froni, nga kolltuku i ndonjë fabrike terminologjike, nga pozita e mbikëqyrësit, siç është zakon i shumë kolegëve të tij, por nga baza, nga aorta, nga mesi; ai përmbledh sekuenca dashurie në përditshmëri, i filtron brenda shpirtit të vet, i rikrijon të estetizuara, herë nëpërmjet vargjeve e herë nëpërmjet rrëfimit, paralelisht duke e thyer me elegancë edhe kufirin ndërmjet prozës dhe poezisë.

Xhemal Ahmeti, kritik letrar – Universiteti i Freiburgut

Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren. Jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Është autor i librit “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999), romanit të zhanrit thriller “Bombë në Beograd”, romanit-ese “Ditar dashurie i një shkrimtari”.

Ndërkaq, së fundmi është shpërblyer me çmimin “Autor i vitit 2013” në Panairin jubilar të Librit Prishtina 2013. Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronikwww.filozofiaurbane.com, që aktualisht ndiqet nga më shumë se një çerek milioni lexues.