E fshehta e Leonisë

E fshehta e Leonisë

Autor: Sveva Casati Modignani

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2014

Përktheu: Reinold Bakalli

Nr. faqe: 388

ISBN: 978-99943-0-355-7

Çmimi: 1200Lekë

Bli Online

Shkrimtarja më e dashur e Italisë rrëfen dritëhijet e një dinastie lombarde. Një familje me shumë sekrete, një grua e vendosur për ta thyer heshtjen – të gjitha këto në një bestseller turbullues.  E fshehta e Leoni Tardivos është një histori e madhe dashurie; një ditë e vetme, për ta shijuar vit pas viti…

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj. Në krye të kësaj familjeje industrialistësh lombardë janë burra inteligjentë dhe vizionarë që kanë në krah gra të forta e të vullnetshme, gra të pazëvendësueshme. Por, pas portave të mbyllura të vilës së madhe ndryhen dashuri fatkeqe, ngjarje tragjike, të fshehta përvëluese, takime klandestine dhe paksa çmenduri. Një lojë e tërë të vërtetash dhe gënjeshtrash.