Djem jete

Djem jete

Autor: Pier Paolo Pasolini

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2017

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Nr. faqe: 296

ISBN: 978-99943-0-509-4

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t’ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske. Në sjelljen e tyre gërshetohet dhuna e papërligjur me bujarinë patetike: Riçeti shpëton një dallëndyshe që po mbytej, por nuk mund të bëjë asgjë për vogëlushin Xhenezio, të cilin e kish marrë përpara rryma e Anienit; Anjoloja e Oberdani rrinë duke parë Marçelon që jep shpirt në spital, sepse qe shembur shkolla ku banonte dhe e kish zënë brenda. Roma monumentale dhe ajo e spekulimeve ndërtimore janë hapësira kontradiktore në të cilat zhvillohet ky lloj riti nistor i një dite të “djemve të jetës”. Ishte ditë shumë e nxehtë korriku. Riçeti, i cili do të bënte kungimin dhe krezmimin e parë, qe zgjuar që në pesë të mëngjesit; ndërsa zbriste tatëpjetë në rrugën Donna Olimpia, me pantallona të gjata bojë gri e me këmishë të bardhë, më shumë se si një kandidat për t’u kunguar apo ushtar i Krishtit, ngjante si një çunak që çan përgjatë lungoteveres, për të gjuajtur….