Ditë e bardhë e fyer

Ditë e bardhë e fyer

Autor: Elvira Dones

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2009

Nr. faqe: 364

ISBN: 978-99943-0-131-7

Çmimi: 750Lekë

Bli Online

“Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.
Qau me zë, ngaqë nuk i kishte mbetur më tjetër të bënte.”
“Maksi më vështroi e më vështroi, pa folur, ndonëse kjo ishte një ditë nga ato për të folur deri sa të të bëhej gjuha shkrumb nga dërdëllitjet.
Zot, se ishte një ditë për të folur ajo!
Gjithë ferret e gjithë parajsat, nën butësinë prej puplash të atij qielli atë ditë ishin njëlloj të rrëfyeshme.”