Ditar dashurie i një shkrimtari

Ditar dashurie i një shkrimtari

Autor: Albatros Rexhaj

Viti i botimit: 2012

Nr. faqe: 160

ISBN: 978-99943-0-294-9

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

“DITAR DASHURIE I NJË SHKRIMTARI” është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij. E shkruar në stilin e prozës refleksive, “Ditar dashurie i një shkrimtari” është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotikën. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin. ALBATROS REXHAJ ka lindur në vitin 1975 në Prizren dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në degën e artit dramatik. Është autor i disa dramave dhe i librit “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999). Së fundmi ka botuar edhe romanin e zhanrit thriller “Bombë në Beograd”. Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronik www.filozofiaurbane.com.