Dieta e jetëgjatësisë

Autor:Valter Longo ISBN: 978-99943-0-545-2 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 286Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2018 Çmimi: 1400 Lekë

Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore në fushën e ushqyerjes

Me regjimin e tij të ushqyerjes të gjithë mund të rigjejnë dhe të mbajnë një trup të shëndetshëm deri në 110 vjet

“Dieta Kinse-Agjërim ul faktorët e rrezikut që bashkëlidhen me plakjen, obezitetin dhe kancerin. Praktikisht plakja ngadalësohet, duke siguruar dhjetë vjet jetë më shumë” – Umberto Veronesi

“Për fat të keq abuzohet me fjalën ‘Shkencë’ kur flitet për jetëgjatësinë, plakjen dhe ushqyerjen.

Më në fund Valter Longo ka treguar, bazuar në të dhëna eksperimentale të laboratorit, se si qelizat tona mund të jetojnë shëndetplota dhe sa më gjatë. Nuk është një formulë magjike, por rezultat i viteve të gjatë kërkimi” – Giovanni Caprara

Autori ia dhuron tërë të ardhurat e këtij libri Fondacionit jofitimprurës Create Cures për të promovuar dhe sponsorizuar kërkimin e terapive alternative dhe integrative me kosto të ulët, kundër plakjes, kancerit, alzheimerit, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, sklerozës së shumëfishtë, sëmundjes së Krohnit dhe sëmundjeve të tjera.