Dashuri në kohën e komunizmit

Dashuri në kohën e komunizmit

Autor: Bessa Myftiu

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2015

Përktheu: Blerta Hyska

Nr. faqe: 208

ISBN: 978-99943-0-428-8

Çmimi: 1000Lekë

Bli Online

 

…Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke  harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë.  Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të. Ngaqë  dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket…

– Astrid De Larminat,  Figaro

 

Bessa Myftiu – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frengjisht.

Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip :

Vëllimi me poezi në dy gjuhë « Miq të humbur » / Des amis perdus, romani « Rrëfime nga vendet e harruara », si dhe përmbledhja me tregime « Drejt të pamundurës ».