Bluz në humbëtirë

Bluz në humbëtirë

Autor: Rolf Lappert

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Sokol Mici

Nr. faqe: 224

ISBN: 978-9928-176-23-3

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.

 

Maslovi del me dy shishe birre në duar, përshkon sheshin dhe vjen e ulet pranë meje. Për pak kohë rrimë ashtu në heshtje, duke pirrë birrë dhe duke parë qiellin.

– Beson se diku atje lart mund të ketë jetë? – më pyet më në fund.

– Unë nuk besoj se ka jetë këtu poshtë, lëre pastaj atje lart, – ia kthej.

Maslovi psherëtin dhe hesht përsëri.

– Duhet të të shpjegoj planin tim…

 

M’u desh një çast ta sillja nëpër mend planin idiot të Maslovit. Një aeroplan kalon në copën e qiellit mbi ne. E marr me mend se çfarë ndodh atje lart, mes yjeve,por dhe si ndihesh kur ke marrë rrugën drejt një vendi të panjohur.

– Hë, pra? Si thua ti?

Para se të përgjigjem, e kthej edhe një herë birrën.

– S’di ç’të them tjetër, po ti nuk je në vete.

 

“Ndihet përvoja e Lappert-it në skenografi: falë një stili kinematografik dhe përshkrimeve koncize e me fjali të shkurtra, arrin ta përshkruajë të gjallë e me plot ngjyra në sytë e lexuesit vendin e vogël në provincë dhe personazhet e veçantë që e popullojnë… dhe melankolia ia lë vendin shpresës, ashtu si në çdo bluz.”

                                       Der Spiegel

 

“Udhëtova më të, u dashurova me të dhe, mbi të gjitha, e përjetova thellësisht.”

Robert Stadlober