Bashkëpunëtori

Bashkëpunëtori

Viti i botimit: 2018

Përktheu: Taqo Trajçe

Nr. faqe: 416

ISBN: 978-99943-0-516-2

Çmimi: 1200Lekë

Bli Online

MJESHTËROR… NJË TRILLER QË TË BËN PËR VETE

– The Boston Globe

 

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t’ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën. Një natë, e fshehta i përplaset në fytyrë. Njerëzit që e takojnë Kajlin kanë një video komprometuese dhe do ta përdorin për ta shkatërruar – po të mos bëjë saktësisht çfarë i thonë ata. Ajo çka i propozojnë Kajlit është një gjë për të cilën çdo jurist i ri ambicioz do të bënte të pamundurën: një punë në Manhatan si bashkëpunëtor në firmën juridike më të madhe të botës. Nëse Kajli pranon, shumë shpejt do të bëhet partner i firmës dhe do të fitojë pasuri. Por ka një kleçkë. Kajli nuk do të punojë për firmën, por kundër saj në një konflikt ndërmjet dy kontraktuesve të fuqishëm të mbrojtjes, që vlen miliarda. Tani Kajli gjendet i kapur midis forcave kriminale që e manipulojnë atë, FBI-së dhe firmës së tij – në një komplot të keq, nga i cili edhe Kajli, me gjithë zgjuarsinë, shkathtësinë e trimërinë e tij, mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë i gjallë.

 

 

“E PAMUNDUR TA LËSHOSH NGA DUART”

– The New York Times

 

“GRISHAM TIPIK”

– Entertainment Weekly

 

“NJË LIBËR QË LEXOHET ME NJË FRYMË”

– Los Angeles Times