Artemis Fowl (5) Kolonia e humbur

Artemis Fowl (5) Kolonia e humbur

Autor: Eoin Colfer

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2009

Përktheu: Elona Mistrovica

Nr. faqe: 384

ISBN: 978-99943-0-098-3

Çmimi: 700Lekë

Bli Online

Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit më shumë se çdo gjallesë tjetër.

Vetëm një magji mijëravjeçare e ndan tribunë e djajve nga raca njerëzore… dhe Artemisi nuk duhet të lejojë që kjo magji të shpërbëhet. Nëse dështon, djajtë e përgjakshëm nuk do t’i ndalë më asgjë në përmbushjen e misionit të tyre të vjetër: zhdukjen e çdo qenieje njerëzore nga sipërfaqja e planetit.

Fituesi do të jetë vetëm një… dhe këtë herë ai mund të mos quhet Artemis Fowl.

Asgjë nuk është e sigurt.