Sandra Brown, autore e dhjetëra romaneve bestseller të “New-York Times”-it - përfshirë këtu “Përplasja”, “Zilia”, “Susta”, “Atje ku ka tym”, “Mëndafshi francez”, “Fryma e skandalit”, “Imazhi i pasqyrës”, “Rrjeta e mëndafshtë”, “Enigma” etj. - ka shitur mbi 70 milionë kopje në mbarë botën, në mbi 21 vende. Karriera e saj nuk mbetet vetëm në fushën e letërsisë. Së bashku me të shoqin, ajo drejton një kompani prodhimi videosh dhe, po së bashku me të, ka realizuar filmin dokumentar “Dust to Dust”, që u vlerësua edhe me çmim.
Ajo jeton në Teksas me bashkëshortin dhe dy fëmijët.