Roberto Saviano ka lindur në Napoli më 1979. Shkruan në organet e shtypit “L’Espresso” dhe “La Repubblica”. Ka qenë pjesë e Observatorit për Kamorrën dhe mungesën e ligjshmërisë dhe ka bashkëpunuar me gazeta e revista të ndryshme letrare, ndër të cilat “Nuovi Argomenti”, “Lo Straniero” dhe “Naioneindiana.com”.
“Gomorra”, libri i tij i parë (çmimi Viareggio, Opera Prima 2006, çmimi Siani), është duke u përkthyer në 30 gjuhë të botës.
Që nga viti 2006 jeton i mbrojtur nga një eskortë, për shkak të grupeve mafioze që ka denoncuar.