Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Rezart Palluqi

REZART PALLUQI ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1976. Në vitin 1991 e ndërpreu shkollën e mesme ngaqë emigroi drejt Greqisë. Atje punoi e jetoi deri në vitin 2005, ku përveç punësimit shkroi në greqisht poezi dhe ese që u botuan në gazetat lokale greke, por edhe në disa revista të njohura. Në vitin 2005 emigroi në Holandë, ku edhe jeton e punon. Shkruan poezi në holandisht dhe që nga viti 2006 është anëtar i Klubit Poetik holandez të qytetit ku jeton dhe merr pjesë rregullisht në veprimtaritë poetike të qytetit, por edhe më gjerë. Romai i tij i dytë, "Dallëndyshet pa fole", është duke u përkthyer në holandisht dhe do të botohet së shpejti nga një shtëpi botuese holandeze. Romani “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet” është romani i tij i tretë në gjuhën shqipe.

Bibliografia