Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Rexhep Meidani

Rexhep Meidani lindi më 17 gusht të vitit 1944 në Elbasan, është politikan shqiptar, ish president i Shqipërisë. U diplomua në Universitetin e Tiranës (1966), Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), dega fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës, Francë (1974). Në fushën profesionale ai punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN (1966-1996). Gjatë kësaj periudhe botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”.

Bibliografia