Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Reshida Çoba

Reshida Çoba është lindur dhe rritur në Korçë. Në vitet që ka jetuar në qytetin e lindjes ka shkruar  vazhdimisht poezi dhe ka fituar çmime në olimpiadat  kombëtare. Ishte folëse në Radio-Korça, ku dhe recitonte vjershat e saj. Ka marrë pjesë në Estradën e Korçës me recitime, si dhe ka interpretuar si aktore. Ka studiuar për kimi industriale dhe ka punuar në Laboratorin e Kërkimeve Shkencore Kimike Ushtarake në Tiranë. Poezitë e saj i ka botuar në revistën “Shqiptarja e Re”, në gazetën “Drita” etj. Prej më shumë se 20 vjetësh jeton jashtë atdheut, në Nju-Jork, ku ndoqi shkollën dyvjeçare Filozofia Praktike, klasën Plato dhe klasën Shekspir. Aktualisht jeton në Los Angeles, Kaliforni. Ky është libri i saj i parë me poezi.

Bibliografia