Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Oltion Spiro

Oltion Spiro është diplomuar për drejtësi në Francë, titullar i gradës master në të Drejtën Private dhe Europiane pranë Universitetit të Limoges, Francë. Ka mbrojtur diplomën me temë: “Shkarkimet në internet dhe e drejta”. Është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për lëndët “E drejta e autorit” dhe “Pronësia intelektuale”. Gjithashtu ka qenë pedagog i lëndës “E drejta ndërkombëtare private” pranë Universitetit “Kristal”, si dhe autor i artikullit shkencor “Pozita juridike e kopjes për përdorim vetjak në mjedisin numerik”, botuar në revistën juridike të Fakultetit të Drejtësisë. Ka një përvojë 7-vjeçare konsulence juridike pranë zyrës ligjore “Loloçi & Associates” për fusha të ndryshme të legjislacionit shqiptar, si në atë tregtar, civil dhe të pronësisë intelektuale.

Bibliografia