Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Muriel Barbery

Muriel Barbery ka lindur në Bayeux në vitin 1969. Ajo është profesore në filozofi. Romani i saj i parë, Gourmandise, i botuar nga Gallimard në vitin 2000, është përkthyer në 12 gjuhë. Kur, në vitin 2006, Gallimard vendosi të botonte romanin e dytë të Muriel Barbery, Eleganca e iriqit, botuesit nuk e prisnin suksesin që ai pati. As vetë autorja… Romani ka qenë surpriza e botimeve të vitit 2006. Ka fituar një numër çmimesh letrare, njëri prej të cilëve është edhe Çmimi i Librarëve në vitin 2007. Ka pasur 30 ribotime dhe vetëm në gusht 2006 janë shitur më shumë se një milion kopje, duke zënë vendin e parë të shitjeve për tridhjetë javë rresht. Romani është përkthyer në 34 gjuhë. Edhe tre vjet pas botimit, në verën e vitit 2009, ky roman ka qenë në krye të shitjeve të librave të xhepit në Francë.

Bibliografia