Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Luis Sepúlveda

Lindi në veri të Kilit në 1949, u detyrua të braktiste atdheun për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet politike gjatë lëvizjeve studentore, e cila përfundoi në burgosje nga regjimi i gjeneralit Pinoçet. Për shumë vite udhëtoi nëpër Amerikën Latine dhe Europë, duke punuar në vende të ndryshme. Që nga 1997 Sepúlveda ka jetuar në Gijon, Spanjë. Ky autor ka fituar çmime të panumërta letrare. “Letërsia është mënyra më e mirë për të zhdukur kufijtë, për të harruar, për të bërë të mundur që njeriu të udhëtojë lirisht në territoret e imagjinatës, në atë territor që nuk njeh as kufij as atdhe”. Idealit të një letërsie si mision - në mbrojtje të më të dobtëve, të të harruarve të kësaj bote të plagosur - nga këto është frymëzuar Luis Sepúlveda, i konsideruar tashmë si një autor mit i letërsisë amerikano-jugore.

Bibliografia