Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Julia Alvarez

Julia Alvarez u largua nga Republika Dominikane për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1960, në moshën dhjetëvjeçare. Ajo është autore e gjashtë romaneve, dy librave joletrarë, tri përmbledhjeve me poezi, dhe të tetë librave për fëmijë dhe adoleshentë. Punët e saj kanë korrur kudo vlerësime të mëdha, përfshirë Latina Leader Award-in në Letërsi në vitin 2007 akorduar nga Instituti i Kongreseve Hispanike Caucus, në vitin 2002 Çmimin e Trashëgimisë në Letërsi, në vitin 2000 zgjidhet Gruaja e Vitit nga revista Latina, dhe përfshihet në programin e Librarisë Publike të Nju Jorkut për vitin 1996 “Dora e Poetit: Dorëshkrime Origjinale nga 100 Mjeshtra, nga John Donne-i te Julia Alvarez-i”. Shkrimtare me banim në Middlebury College, Alvarez-i dhe bashkëshorti i saj, Bill Eichner, themelojnë në Alta Grasia një qendër artesh në formën e një kafeneje letrarësh, në vendlindjen e saj, në Republikën Dominikane.

Bibliografia