Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Irma Kurti

Irma Kurti ka nisur të lëvrojë e të botojë poezi që në moshë të hershme. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio - Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Ka botuar 13 libra në gjuhën shqipe, tetë në italisht dhe tre libra në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 30 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. U shpall “Poetja Shqiptare e Vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë. Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.

Bibliografia