Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Esmeralda Petrela

Esmeralda Petrela ka lindur më 1993 në Tiranë. Gjatë viteve të para të fëmijërisë e më pas në Shkollën e Baletit, ajo ndoqi pasionin për kërcim. Vazhdoi shkollën e mesme të profilizuar në biznes. U diplomua për financë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Larg profilit akademik, Esmeralda ruan të shtrenjtë kujtimin e performancave në një konkurs teatror, udhëtimet në Europë dhe në Azi për eksperienca vullnetare, dhe jo vetëm, si dhe ndeshjet me kultura të ndryshme. Megjithatë, prej më shumë se dhjetë vjetësh i është përkushtuar në mënyrë të pavarur astrologjisë dhe prej disa kohësh ofron edhe shërbime të kësaj natyre. Kjo eksperiencë i ka shërbyer për të formësuar romanin e saj të pazakontë, në mesin e botimeve të autorëve vendës. “Ajlen” është libri i dytë i Esmeralda Petrelës.

Bibliografia