Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Eoin Colfer

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë. Nga ana tjetër, Artemis Fowl-i betohet se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë të përmendej ky njeri, deri në ditën kur të dy emrat e tyre u shfaqën në kopertinën e biografisë së tij të paautorizuar. Flitet se disa vite më parë ata të dy janë takuar në labirintet e fshehta të Kështjellës së Dublinit. Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur aty, nëntokë, por burime pranë Colfer-it pohojnë se, pasi u kthye nga ai takim, flokët i kishte ngjyrë gri dhe nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë në xhepa. Gjithsesi, i pëlqen Artemisit apo jo, biografitë e shkruara nga Colfer-i kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe kanë fituar një numër të madh çmimesh. Colfer-i vazhdon të jetojë diku në Irlandë, por nuk pranon të tregojë adresën e tij të saktë, sepse nuk ka asnjë dëshirë të ndeshet përsëri me Artemisin apo truprojën e tij, Kryeshërbëtorin.

Bibliografia