Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Daria Bignardi

Daria Bignardi ka lindur në Ferrarë, Itali. Është gazetare dhe ka bashkëpunuar me shumë periodikë. Që nga viti 1991 punon për radion dhe televizionin. Ka drejtuar të përmuajshmen “Donna”. Është autore dhe drejtuese e programit “Dyndjet barbare” për La 7-ën dhe shkruan në “Vanity Fair”. Romani me të cilin debutoi, “Nuk do t’ju lë jetimë” (Mondadori 2009), fitoi çmimin Rapallo Carige, çmimin Elsa Morante dhe Çmimin e Librashitësve të Qytetit të Padovës dhe u përkthye në disa gjuhë. Në vitin 2010, Mondadori-n botoi romanin e saj “Një karmë e rëndë”.

Bibliografia