Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Cornelia Funke

Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Westfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t’i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. “Mbreti i hajdutëve”, “Zemër si boja” dhe “Kalorësi i dragoit” janë ekranizuar. Cornelias i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me “Kryezotin e Unazave”, “Kronikat e Narnias” të Lewis dhe “Piter Panin”.

Bibliografia