Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Clara Sánchez

CLARA SANCHEZ lindi në Guadalaharë, e kaloi fëmijërinë në Valencie dhe përfundoi duke u vendosur në Madrid, ku banon aktualisht dhe ku studioi Filologji Hispanike në Universitetin Komplutens. Mes disa punësh, dha mësim përgjatë disa viteve në universitet dhe mori pjesë rregullisht në programin e TVE-së “Sa e madhe është kinemaja!”, si edhe në media të tjera. Bashkëpunon me gazetën “El Pais” dhe ka një blog në www.elboomeran.com. Në vitin 1989 botoi romanin “Gurë të çmuar”, të cilin e pasuan “Nuk është e ndryshme nata” (1990), “Pallati i ngecur në rërë” (1993), “Që nga pasqyra” (1996), “Misteri i të gjitha ditëve” (1999), “Lajmet e fundit nga parajsa”, për të cilin mori çmimin Alfaguara de Novela 2000, “Një milion drita” (2004) dhe “Parandjenjat” (2008). Vepra e saj është botuar në disa vende. “Le Nouvel Observateur” ka shkruar për Clara Sanchez-in se “zotëron një stil dhe një liri toni që të magjepsin. Vështrimi i saj është ironik. Mizoria zbutet nga melankolia si edhe nga zemërdhembshuria.”

Bibliografia