Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Ardian Vehbiu

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011) dhe studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), për të cilin u nderua me çmimin kombëtar “Gjergj Fishta” në vitin 2009; por edhe si autor i blogut “Peizazhe të fjalës” dhe një nga pionierët e diskursit kritik në komunitetet virtuale shqip. Eseja e tanishme, “Sende që nxirrte deti”, është libri i tij i dhjetë në shqip. Emër tashmë i njohur për shfletuesit e faqeve shqipe në Internet, Maks Gjerazi është pseudonimi letrar i studiuesit Ardian Vehbiu. Lindur në Tiranë në vitin 1959, Ardian Vehbiu u diplomua si gjuhëtar në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe u mor për një kohë relativisht të gjatëme kërkime në fushë të shqipes, para se te vinte duke e zgjeruar horizontin e interesave të veta, për të përfshirë atje edhe semiotikën e komunikimit masiv, historinë e kulturës e të ideve dhe në përgjithësi raportet e së shkuarës me të sotmen në shoqërinë shqiptare post-totalitare. Gjatë qëndrimit disavjeçar në Itali, ai u angazhua për një kohë si lektor i shqipes pranë katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Institutit Oriental të Napolit. Që prej vitit 1996, jeton në Neë York, ku e ndan kohën midis veprimtarisë krijuese, përkthimeve, bashkëpunimit me mediat në Tiranë, dhe kërkimeve në lëmë të albanologjisë. Opinionist i rregullt për gazetën “Shekulli„, Ardian Vehbiu ka botuar gjatë dekadës së fundit një numër vëllimesh me ese, së fundi librin „Shqipja totalitare“, që përqendrohen në tema të kulturës dhe të komunikimit publik si dhe është treguar veçanërisht aktiv në Internet, si themelues dhe autor kryesor i blogut “Peizazhe të Fjalës„ (http://xhaxhai.wordpress.com/). Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.

Bibliografia