Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Alessandro Leogrande

Alessandro Leogrande (Taranto 1977), është zëvendësdrejtor i së përmuajshmes “Lo Straniero”. Shkruan një rubrike të përjavshme në “Corriere del Mezzogiorno – Corriere della Sera” dhe bashkëpunon me të përditshme dhe revista. Pas debutimit me “Një det i fshehur” (L’Ancora del Mediterraneo 2000), një hetim mbi qytetin e tij të origjinës, në darën e krizës ekonomike dhe ndotjes së mjedisit, Alessandro Leogrande-ja tregoi me reportazhe narrative mafiet e reja, lëvizjet e protestës, shfrytëzimin e argatëve të huaj nëpër fusha: “Shoqëritë kriminale. Histori kontrabande dhe shumëkombëshesh” (L’Ancora del Mediterraneo” (2003); “Njerëz dhe rreshterë. Udhëtim midis skllevërve të rinj nëpër fushat e jugut” (Mondadori 2008, me të cilin fitoi Çmimin Napoli – Libri i Vitit, Çmimin e Rezistencën së Qytetit të Omenjës, Çmimin Sandro Onofri, Çmimin e Bibliotekave të Romës). Me “Mbytja e anijes”, libër që në Itali hapi një debat të gjerë, fitoi Çmimin Paolo Volponi për letërsinë dhe angazhimin qytetar dhe Çmimin Ryszard Kapuścinski “për aftësinë e të rrëfyerit të vendeve dhe kulturave, e të vëzhguarit si kronist dhe e të paraqiturit si rrëfimtar”.

Bibliografia