Shkruani termat e kërkimit më sipër e më pas shtypni ENTER, shtypni ESC për të mbyllur dritaren!

Aida Gugu Bushati

Aida Gugu Bushati është eksperte dhe lektore e së Drejtës Europiane në Universitetin “Marin Barleti”. Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës (2000). Ajo mban titullin master nga Universiteti i Leçes, Itali (2001) dhe LLM nga Universiteti i Amsterdamit, Holandë (2003). Është doktorante pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Ka ndjekur trajnime dhe kërkime afatshkurtra pranë Institutit TMC Asser, Holandë; Institutit të Tregtisë Botërore, Bernë, Zvicër. Për më shumë se 10 vjet ka punuar si eksperte ligjore në shumë programe asistence për institucionet shqiptare dhe kryesisht për institucionet e drejtësisë, të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Veprimtaria shkencore dhe akademike e zonjës Bushati përmbledh një numër të konsiderueshëm artikujsh dhe kontributesh të tjera në konferenca dhe botime brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu ka qenë lektore e së Drejtës Europianë në Universitetin “Luarasi” në Tiranë dhe Shkollën e Integrimeve Europiane, Kosovë. Është njohëse e mirë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e shumë fushave të legjislacionit europian.

Bibliografia